Interi “djeg” rivalitetin e Juves dhe Milanit, blen super talentin italian

Sandro Tonali me shumë mundësi do të largohet te skuadra e Interit gjatë kësaj vere. Zikaltrit kanë fituar konkurrencën e shumë klubeve nga Milan te Juventus apo edhe PSG, që prej javësh kishin shprehur interes për të.

Bëhet fjalë për 35 milionë euro, të cilat Interi do t’i paguajë 10 menjëherë dhe 25 të tjera në fund të sezonit të ardhshëm, pasi transferimi do të kryhet në bazë të një huazimi me të drejtë blerjeje.

Tonali ka arritur marrëveshjen me zikaltrit për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa aktualisht po shijon pushimet dhe shumë shpejt do të prezantohet te zikaltrit.

Aktualisht të gjithë te Interi janë të përqendruar te ndeshjet e Europa Leagues, pasi janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni dhe pikërisht për këtë arsye, kanë vendosur që zyrtarizimin e Tonalit ta bëjnë vetëm pas përfundimit të këtij angazhimi.

SHKARKO APP