Interi dominon në vitin 2021 në Seria A, 16 pikë më shumë se Juvja
Interi fitoi titullin kampion të sezonit 2020-2021 dhe mbylli vitin kalendarik sërish në krye. Në fakt, si për golat e shënuar, ashtu edhe për pikët e marra, Interi e ka kaluar shifrën e trefishtë për vitin kalendarik që po shkon drejt fundit.
Falë titullit dhe vendit të parë, me Conte në fillim dhe më pas Inzaghi, Interi është në krye të skuadrave të Serie A për vitin 2021. Zhëgnjen Juventusi që zë vetëm vendin e katërt me 88 pikë, ndërkohë që Atalanta mban vendin e dytë me 94 pikë, duke qenë rivali më i afërt i Interit.
Më shumë pikë për vitin 2021 në Seria A
-
- Interi, 104 pikë
- Atalanta, 94
- Napoli, 91
- Juventusi, 88
- Milani, 87
- Lazio, 81
- Roma, 68
- Sassuolo, 60
- Fiorentina, 59
- Torino, 54
KOHA JONË SONDAZH

