Interi e ka seriozisht për Dybala-n, kjo është kontrata që ka përgatitur për të

Paulo Dybala nuk do të vijojë karrierën te Juventusi në sezonin e ardhshëm, por mund të mbetet sërish në Seria A. Për argjentinasin, Interi mbetet si opsioni më i mundshëm, teksa zikaltërit kanë gati dhe kontratën me 6 milionë euro në sezon.

Argjentinas do të largohet nga Juventus në qershor pasi ai dhe klubi nuk kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Marotta mund të ketë lëvizur më shpejt se të tjerë.

Agjenti i lojtarit dhe CEO i zikaltërve janë takuar disa herë. Dybala fiton 7 milionë euro në sezon te Juventus, ndërsa Interi ofron 6 milionë plus bonuse në sezon. Interi dëshiron ta paraqesë lojtarin në listën e lojtarëve më të paguar të klubit së bashku me Barella, Brozovic dhe Lautaro-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?