Interi e nis me rekord finalen e Championsit, hedh në fushë … eksperiencën
Në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Paris Saint-Germain, Interi vjen me një aset të çmuar: eksperiencën. Trajneri Simone Inzagi ka vendosur një rekord historik, duke hedhur në fushë një formacion që përfshin tre lojtarë mbi moshën 36-vjeçare, Francesco Acerbi, Henrikh Mkhitaryan dhe portieri Yann Sommer.
Ky është një precedent i paparë më parë në një finale të Ligës së Kampioneve, duke e bërë Interin skuadrën e parë që nis një finale me kaq shumë veteranë në fushë.
Për më tepër, ekipi zikaltër ka një moshë mesatare prej 30 vjeç e 242 ditë, duke u renditur si skuadra e tretë me moshën më të madhe mesatare në historinë e finales së Champions League, pas Milanit të vitit 2007 dhe Juventusit të vitit 2017.
Me përvojën si armën kryesore, Interi shpreson të ngrejë trofeun më të rëndësishëm në futbollin europian për herë të parë që nga viti 2010.
KOHA JONË SONDAZH

