Interi fiton derbin ndaj Milanit me Lautaron, kuqezinjtë zhyten në krizë (VIDEO)

Milani vijon serinë e rezultateve negative në Seria A duke pësuar një tjetër humbje 1-0 në derbin ndaj Interit. Skuadra e Inzaghit ishte më superiore në të gjitha drejtimet duke marrë një sukses të merituar.

Në minutën e 34-t, Lautaro Martinez i shkëputet mbulimit të Kjaer dhe më pas me një goditje të saktë e dërgon topin në fundin e rrjetës së Tatarusanu. Ky është goli i 7-të për argjentinasin në duelet ndaj kuqezinjve.

Milani provoi të reagonte, por kishte shumë vështirësi për të krijuar aksione sulmuese. Në pjesën e dytë, trajneri Pioli hodhi në fushë dhe Leao-n për të kërkuar më shumë befasi, por as sulmuesi francez nuk mundi të bënte asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani në këtë mënyrë pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe tashmë spostohet në vendin e 6-të në renditje. Interi forcon pozitat në vendin e dytë me 43 pikë, 13 më pak se Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Inter-Milan 1-0 | Martinez seals derby win for Inter: Goal & Highlights | Serie A 2022/23

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?