Interi fiton edhe në Moldavi, Liverpooli gjunjëzon sërish Simeonen (VIDEO)
Interi zbret me këmbë në tokë Sheriff Tiraspolin, duke rrëmbyer një tjetër fitore 3-1 në transfertën moldave, duke hedhur një hap drejt kualifikimit, që mbetet ende i hapur. Zikaltrit nuk kishin fat në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën gjetën 3 gola me Brozovic, Skriniar dhe Sanchez.
Lierpooli fitoi me lehtësi 2-0 dhe sfidën e kthimit ndaj Atletico Madrid. Diogo Jota dhe Sadio Mane ishin autorët e golave për ekipin e Klopp që siguroi kualifikimin për në fazën tjetër. Manchester City fitoi me pokër, 4-1 nda Club Brugge. Foden, Mahrez, Sterling dhe Gabriel Jesus i dhanë 3 pikët dhe kreun e grupit.
PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Leipzig. Dy golat e Ëijnaldum ishin të pamjaftueshme për ekipin parisien, ndërkohë që për Leipzig shënuan Nkunku dhe Szoboszlai në fund baraspeshuan shifrat. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

