Interi fiton Kupën e Italisë, Lautaro përmbys Fiorentinën në “Olimpico” (VIDEO)

Interi është fitues së Kupës së Italisë për vitin 2023. Skuadra e Inzaghit arriti një fitore të madhe 2-1 me përmbysje në finalen ndaj Fiorentinës, e cila u luajt në stadiumin “Olimpico”. Ishte një duel i bukur, që do të prodhonte shumë gola dhe emocione në 45 minutat e para.

Që në minutën e 3-të, skuadra vjollcë do të gjente golin me Ikone që shërbeu në zonë për Nico Gonzales, i cili e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në kuadrat. Kundërpërgjigja e Interit do të ishte e shpejt me Lautaro Martinez që do të shndërrohej në heroin e skuadrës zikaltër.

Argjentinasi do të barazonte rezultatin në minutën e 29-të, ndërkohë që 8 minuta më pas do të shënonte një super gol me një kthesë të bukur në zonë. Fiorentina provoi të reagonte, duke ju afruar në disa raste golit me Jovic dhe Gonzales, por fati nuk ishte me ta. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?