Interi fiton me lehtësi ndaj Veronës, vetëm 1 pikë larg nga Milani (VIDEO)

Interi pas fitores ndaj Juventusit, duket se ka marrë zemër në sprintin final në kampionat. Skuadra e Inzaghit sot ka marrë një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Veronës.

Ekipi zikaltër e zgjidhi ndeshjen që në 30 minutat e para, duke dominuar në lojë dhe raste. Në minutën e 22-të, Barella finalizoi mjaft mirë një asist nga Perisic. 8 minuta më pas do të ishte radha e Dzekos, që do ta dërgonte topin në rrjetë pas një tjetër pasimi magjik nga Perisic.

Pjesa e mbetur e ndeshjes do të ishte një administrim i rezultatit nga ekipi zikaltër. Inter tashmë ngjitet në vendin e dytë me 66 pikë, vetëm 1 më pak se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?