Interi fiton me përmbysje ndaj Empolit, Asllani u shënon zikaltërve (VIDEO)

Interi merr një tjetër fitore të rëndësishme në betejën për titullin kampion në Seria A. Skuadra e Inzaghit fitoi 4-2 me përmbysje ndaj Empolit të shqiptarëve. Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani e nisën duelin nga minuta e parë, ndërkohë që Ismajli u aktivizua në fraksionin e dytë. Empoli në fakt e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 5-të me Pinamontin që ndëshkoi ish-ekipin e tij.

Empoli s’u ndal me kaq, pasi gjeti dhe golin e dytë me Asllanin, i cili shënoi brenda zonës në minutën e 28-të, duke shokuar skuadrën zikaltër. Romagnoli i Empolit gaboi rëndë në minutën e 40-të duke shënuar në portën e tij, ndërkohë që 5 minuta më pas Lautaro Martinez baraspeshoi shifrat me një goditje shumë të bukur brenda zonës.

Në fraksionin e dytë, sulmuesi argjentinas do të shënonte një tjetër gol, duke u treguar i vëmendshëm brenda zonës. Në minutat e fundit të shtesës së ndeshjes, Alexis Sanchez e pati lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë. Me këtë fitore, Interi merr momentalisht kreun e renditjes me 78 pikë, 1 më shumë se Milani që ka dhe një sfidë për të luajtur. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?