Interi fiton me përmbysje ndaj Sassuolos, merr vendin e dytë (VIDEO)

Interi është rikthyer te fitoret në Seria A, duke triumfuar me shumë vështirësi 2-1 në transfertën ndaj Sassuolos. Zikaltrit e nisën keq ndeshjen pasi u gjendën në disavantazh pas 22 minutash. Berardi ktheu në gol një penallti të fituar nga Boga.

Skuadra e Inzaghit u zgjua në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 58-të, Ivan Perisic shërben një asist fantastik për Dzekon, i cili me kokë arriti që ta dërgonte në rrjetë. Interi fiton besim nga goli, teksa në minutën e 78-të, do të fitonte një penallti që do të kthehej në gol nga Lautaro Martinez.

Interi tashmë ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se Napoli kryesues. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP