Interi fiton me përmbysje spektakolare ndaj Romës në “Olimpico”

Interi vijon rrugëtimin perfekt drejt titullit të 20 kampion në Seria A. Skuadra zikaltër mbrëmjen e sotme mori një fitore 4-2 me përmbysje në transfertën ndaj Romës.

Pa Inzaghin në stol, që mungonte për shkak pezullimi, Interi gjeti shpejt golin e avantazhit me anë të Francesco Acerbit, që festoi ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë Roma shënoi dy herë brenda pjesës së parë me anë të Mancinit dhe El Sharaëit, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.

Pjesa e dytë foli e gjitha për zikaltrit, që shënuan golin e barazimit me Thuram, u rikthyen në avantazh falë autogolit të Angelinos dhe në shtesë shënuan me Bastonin golin që vulosi suksesin në “Olimpico”.

De Rossi pëson humbjen e parë në stolin verdhekuq, pas tri fitoresh radhazi.

 

SHKARKO APP