Interi fiton ndaj Spezias së Manajt dhe merr kreun e Seria A (VIDEO)
Interi vijon ecurinë shumë të mirë në kampionat, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme 3-1 në transfertën ndaj Spezias. Rey Manaj e nisi ndeshjen si titullar, por nuk mundi që të linte gjurmë.
Në minutën e 31-të, pas një aksioni të gjatë, Brozovic godet mjaft mirë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës. Në fraksionin e dytë, Interi gjeti në minutën e 73-të dhe golin e dytë me Lautaro Martinez që i dha një devijim të lehtë pas një krosimi nga Prisic dhe më pas shkoi në kuadratin e portës.
3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Maggiore realizoi një super gol për Spezian duke e dërguar topin në trekëndësh, por në kohën shtesë zikaltrit shënuan golin e tretë me Sanchez. Me këtë fitore Interi merr për momentin kreun e renditjes me 69 pikë, 1 më shumë se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

