Interi fiton ndaj Udineses dhe mban nën presion Milanin për titullin (VIDEO)
Interi nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titullin kampion në Seria A, duke marrë një fitore 2-1 në transfertën ndaj Udineses. Skuadra e Inzaghit tashmë shkon në -2 pikë nga Milani kryesues dhe do të luftojë dhe në 3 javët e mbetura.
Sfida e sotme nisi mjaft mirë për zikaltrit që zhbllokuan duelin pas vetëm 12 minutash, me Perisic që godet saktë me kokë në shtyllën e parë. Në minutën e 39-të, Interi fitoi një penallti qesharake me Dzekon, por që do të kthehej në gol nga Lautaro Martinez pasi goditja e tij shkoi në shtyllë nga pika e bardhë.
Në të 72-të, Deulofeu vendosi në provë reflekset e Handanovic, por në kthimin e topit Pussetto u tregua i vëmendshëm për të shënuar. Shpresat e bardhezinjve deri në fund nuk do të konkretizoheshin, pasi Interi doli me tri pikë të plota nga Friuli. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

