Interi fiton në “frymën e fundit” ndaj Lecces, heroi është Dumfries (VIDEO)
Interi ka arritur një fitore shumë të vështirë 2-1, vetëm në sekondat e fundit kundër Lecces. Skuadra e Inzaghit zhvilloi një ndeshje aspak të mirë, duke vuajtur ndaj një rivali shumëvmë të dobët në letër.
Lukaku zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 2-të, duke dhënë përshtypjen se do të ishte gjithçka e thjeshtë për zikaltrit, por nuk do të ndohte kështu.
Në minutën e 48-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Assan Ceesay bën gjithçka mirë brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Inzaghi bëri disa zëvendësime duke aktivizuar të gjithë sulmuesit.
Në sekondat e fundit, pas një goditje nga këndi, Dumfries ishte heroi i Interit, duke shënuar me një prekje të lehtë me gju. /R.Lika-Koha Jonw/