Interi fiton në “frymën e fundit” Superkupën e Italisë ndaj Juventusit (VIDEO)

Interi është fituesi i Superkupës së Italisë, duke triumfuar me shumë vështirësi ndaj Juventusit. Skuadrës e Inzaghit rrëmbeu një fitore në sekondat e fundit të 120 minutave shtesë, duke marrë një sukses 2-1.

Ishte një finale që dhuroi jo pak emocione dhe që do të niste më mirë për juventinët. Në minutën e 25-të McKennie shënoi me kokë pas një krosimi nga Morata.

Interi rigjeti barazimin 10 minuta më pas, pas një penallti që u kthye në gol nga Lautaro Martinez. Në fraksionin e dytë asgjë nuk do të ndryshonte, duke e dërguar duelin në shtesë. Kur dukej se gjithçka do të shkonte te 11-metërshat pas 120 minutave, në sekondat e fundit, Alexis Sanchez e dërgon në rrjetë, duke i dhënë Superkupën e 6-të Interit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP