Interi fitore spektakolare me përmbysje ndaj Fiorentinës, merr kreun e Seria A (VIDEO)

Interi vijon formën fantastike në Seria A duke rrëmbyer fitoren e radhës 3-1 me përmbysje ndaj Fiorentinës. Fraksioni i parë ishte më i mirë për vendasit që do të zhbllokonin rezultatin. Në minutën e 23-të, Sottil finalizoi një sulm mjaftë të mirë të vjollcëve.

Interi u zgjua në fraksionin e dytë me Darmian që finalizoi mjaft mirë një asist të Barella-s në minutën e 52-të. 3 minutë më pas Edin Dzeko shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Gonzalez braktisi Fiorentinën me dy të verdhë në harkun e pak sekondave pas protestave ndaj arbitrit 12 minuta nga fundi. Interi ndërkohë shënoi dhe golin e tretë me Ivan Perisic. Zikaltrit marrin kryesimin me 13 pikë.  Atalanta fitoi 2-1 ndaj Sasusolos, me golat e shënuar nga Gosens dhe Zappacosta. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP