Interi frenon Napolin në “San Siro”, i dhuron kreun Juventusit (VIDEO)

Super ndeshja e javës së 28-të në Seria A mes Interit dhe Napolit nuk ka prodhuar asnjë fitues, duke u mbyllur pa gola. Zikaltrit kanë bërë një ndeshje shumë të mirë duke ndalur skuadrën e Sarrit.

Në “San Siro” zhvillohet një pjesë e parë në një ritëm shumë të lartë, me të dyja skuadrat që ushtrojnë presing për çdo top të luajtur. Rastet janë shumë të pakta, teksa spikat vetëm një mundësi e Kandrevës.

Në fillimin e pjesës së dytë zikaltrit janë shumë pranë golit me Shkriniar, i cili godet shtyllën me kokë. Disa minuta më pas Napoli përgjigjet me Insinjen, i cili e dërgon topin ngjitur me shtyllën e portës së Handanoviç. Sulmuesi i Napolit shpërdoroi edhe dy mundësi të tjera shënimi, teksa goditjet e tij përfunduan shumë larg kuadratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim Napoli humbet vendin e parë, që tashmë mbahet nga Juventus me një pikë më shumë, ndërkohë që Interi mban vendin e pestë me 52 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?