Interi gjen pasuesin e Handanoviç, portieri firmos për 5 vite me zikaltërit

Interi godet në merkato, teksa ka siguruar për të paktën 5 vitet e ardhshme shërbimet e portierit Andre Onana.

Kamerunasi, i cili paraditen e sotme zbarkoi në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur “të zezën në të bardhë” firmosi një kontratë deri në 30 qershor të 2027 me skuadrën zikaltër.

Menjëherë pas firmës 26-vjeçari do t’i bashkohet kombëtares së tij, Kamerunit për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarizimi i transferimit të portierit Onana pritet që të ndodhë brenda muajit shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Onana vjen tek Interi me parametra zero, pasi kontrata e tij me skuadrën e Ajaksit i skadon në 30 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?