Interi hap “thesin” për merkaton e janarit, 50 milionë euro për blerjet

Antonio Conte po pret me ankth merkaton e janarit për të kompletuar grupin e futbollistëve. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, shifra që Marotta dhe Ausilio do të kenë në dispozicion për të shpenzuar është 50 milionë euro, pa llogaritur një shitje të mundshme të Gabigol, i cili për momentin është në formë huazimi nga Flamengo.

Në krye të listës qëndron zbulimi i këtij sezoni, Dejan Kulusevski, për të cilin ka pasur kontakte me Atalantën (klubi që i zotëron kartonin) dhe vlerësohet në shifrën e 40 milionë euro.

De Paul është alternativa, por duket gjithnjë e me larg. Ende e ndezur është pista Vidal, por blaugranët nuk kanë ndërmend që ta lënë në formë huazimi. Për krahun e majtë emri kryesor është Marcos Alonso. Problemi është Chelsea, që nuk heq dorë prej tij pa shifrën e 35 milionë eurove, edhe pse lojtari nuk po luan në vazhdimësi. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP