Interi harron Championsin, shkatërron Sassulon në Seria A (VIDEO)

Interi harron shumë shpejt paraqitjen zhgënjyese në Champions League. Skuadra e Antonio Contes fitoi me lehtësi 3-0 në transfertën që ishte kthyer në makth sezonet e fundit, kundër Sassuolos.

Zikaltrit e zgjidhën në 14 minutat e para ndeshjen, duke shënuar dy gola. Fillimisht Aleis Sanchez dërgoi topin në rrjetë në minutën e katërt, ndërkohë që 10 minuta më pas Chiriches me autogol do të dyfishonte shifrat.

Në fraksionin e dytë, Interi shënoi dhe golin e tretë pas një goditje fantastike të Gagliardinit në hyrje të zonës. Një ndeshje e dobët ndërkohë për ekipin e De Zerbit që thuajse nuk vendosi asnjëherë në provë Handanovic. Me këtë fitore Interit ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 18 pikë, po aq sa Sassuolo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP