Interi hidhet në sulm për dy sulmues të njohur në janar

Interi pritet të jetë shumë aktive në merkaton e janarit, për të gjetur një zëvendësues për Lukakun. Gazeta “Tuttosport” raporton se dy emrat që po ndiqen me më shumë interes janë Arkadiusz Milik dhe Olivier Giroud.

Për polakun, pavarësisht se i përfundon kontrata në qershorin e ardhshëm, Napoli kërkon 18 milionë euro, një shifër që është e ngjashme me kërkesën e Interit për Politanon.

Sa i përket Giroud, zikaltërit do të provojnë një operacion të ngjashëm me Ashley Young, huazim për 6 muaj, me detyrim blerje. Zikaltrit kërkojnë të formojnë një sulm të frikshëm për të përballuar sezonin e gjatë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?