Interi humbet dy mesfushorë për sfidën ndaj Bodo/Glimt
Mesfushorët Hakan Calhanoglu dhe Davide Frattesi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu për ndeshjen mes Bodo/Glimt dhe Inter.
Futbollisti turk, i cili ishte rikthyer në fushë në sfidën ndaj Juventus pas dëmtimit në pulpën e majtë të pësuar kundër Napoli në fund të janarit, ka shfaqur një lodhje muskulore të këmbës së djathtë.
Ndërkohë, Frattesi po përballet me një sindromë gastrointestinale që i ka shkaktuar edhe temperaturë, duke e detyruar të mungojë në këtë përballje të rëndësishme.
Në listën e të grumbulluarve është përfshirë edhe i riu Bovo, i cili pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Pas polemikave në kampionat, zikaltrit duan të vijojnë momentin e mirë dhe në Champions, në një duel që pritet të luhet në temperatura të ulëta.
KOHA JONË SONDAZH

