Interi i fiksuar me shqiptarit, pas Asllanit kërkon dhe mbrojtësin e Kombëtares

Kristjan Asllani mund të mos jetë shqiptari i vetëm te Interi. Mediat italiane raportojnë se së fundmi në vëmendjen e zikaltërve ka përfunduar edhe Marash Kumbulla.

Milan Skriniar, qendërmbrojtësi slloven, ka bërë gati valixhet, me Inter që ka vendosur ta sakrifikojë për të qenë korrekt me rregullat e fair play financiar.

Nuk është e sigurt as e ardhmja e Stefan De Vrij, për këtë arsye Beppe Marotta po studion terrenin për të gjetur zëvendësuesit e duhur. Gleison Bremer është një objektiv fiks por për mbrojtësin e Torinos interesohen edhe klube të tjera si Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kumbulla nuk shihet si titullar nga Jose Mourinho ndërsa në shtëpinë zikaltër shihet si zëvendësuesi ideal i një prej dy qendërmbrojtëse, Skriniar ose De Vrij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?