Interi i frikshëm, fitore tenistike ndaj Bolonës në Seria A (VIDEO)

Humbja në “frymën e fundit” në Champions League ndaj Realit nuk e ka demoralizuar, madje e ka bërë edhe më të frikshëm. “Inatin” e zikaltërve e ka pësuar Bologna, që ka pësuar një humbje 6-1 në stadiumin “San Siro”.

Interi e nisi menjëherë me gol ndeshjen që në minutën e 6-të, me Dumfries që shërbeu një asist fantastik për Lautaro Martinez. Më pas do të bëheshin protagonist Skriniar dhe Barella me dy gola në harkun e 4 minutave.

Skuadra e Inzaghit ishte në një mbrëmje fantastike pasi në fillimin e së dytës do realizonte edhe Vecino. Edin Dzeko ndërkohë i “vuri vulën” kësaj sfide me një dopietë personale. Lajmi i vetëm negativ për Interin ishte dëmtimi i Correas në pjesën e parë. Në fundin e ndeshjes, Bologna shënoi golin e nderit me Arthur Theate./R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP