Interi i frikshëm, shkatërron Romën e Jose Mourinhos në “Olimpoico” (VIDEO)

Interi konfirmohet si skuadra e momentit në Seria A. Kampionët në fuqi morën një fitore të madhe 3-0 në transfertën e “Olimpicos” ndaj Romës së Jose Mourinhos.

Ishte një ndeshje që skuadra e Inzaghit do ta zgjidhte që në 45 minutat e para, duke shënuar të tri golat. Calhanoglu nga goditja e këndit zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që më pas turku shërbeu asist për boshnjakun Dzeko, i cili respektoi tifozët vendas duke mos festuar.

Në minutën e 40-të Dumfries shënoi dhe golin e tretë pas një tjetër aksioni mjaft të mirë. Në pjesën e dytë skuadra zikaltër administroi më së miri rezultatin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?