Interi i “hekurt” fiton derbin ndaj Juventusit dhe blindon kreun (VIDEO)

Interi vijon rrugëtimin drejt titullit kampion në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme mori një fitore 1-0 në derbin ndaj Juventusit. Në “San Siro” skuadra e Inzaghit bën ligjin në 45 minutat sa i përket ritmit të lojës, ndërkohë që rastet janë të pakta.

Në minutën e 37-të, do të vinte dhe momenti vendimtar i sfidës. Federico Gatti devijoi topin në rrjetën e portës së tij, pasi ishte nën presionin e Marcus Thuram.

Në pjesën e dytë Juventusi provon të ndryshojë diçka duke krijuar shanse të mira, por asnjë prej tentativave nuk është në kuadrat. Në krahun tjetër Szczesny zhvillon një ndeshje perfekte duke shmangur dy gola të sigurt pas goditjeve nga Barella dhe Arnautovic. Interi shkon në kuotën e 57 pikëve, 4 më shumë se Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP