Interi i mbipopulluar me sulmues, Juvja kërkon t’u rrëmbejë Dzekon
Interi është duke punuar për tri afrime të tjera në merkaton e kësaj vere pas Mkhitaryan. Ditën e djeshme është arritur një marrëveshje total me Asllanin për 14 milionë euro, ndërkohë që pranë janë deh Lukaku dhe Dybala.
Nëse Lukaku dhe Dybala afrohen, një mes Dzeko dhe Correa do të largohet. Correa ka deklaruar se dëshiron të qëndroje, me ardhjen e Dybala ai do të plotësonte treshen argjentinase bashkë me Lautaron.
Por për Dzeko duket se nuk do të ketë shumë hapësira. Sipas raportimeve të mediave italiane, pas sulmuesit boshnjak është Juventusi. “Zonja e Vjetër” e sheh ish-lojtarin e Romës si rezervën e Vlahovic. Akoma nuk ka një interesim zyrtar por gjasat që ai të largohet janë të shumta.
KOHA JONË SONDAZH

