Interi i shënon 5 Sampdorias, Ikardi bën “poker” golash (VIDEO)

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj Sampdorias në shifra të thella 5-0, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në tabelën e renditjes. Mauro Ikardi ka zhvilluar një ndeshje të çmendur duke shënuar 4 nga 5 golat e skuadrës së tij.

Perisiç zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të me një goditje me kokë. 4 minuta më pas Rafinja fitoi një penallti që u kthye në gol nga Ikardi. Një minutë më pas sulmuesi argjentinas shënoi një gol të bukur me thembër duke lënë të shtangur portierin Viviano. Një minutë nga fundi i pjesës së parë, Ikardi shënoi dhe golin e tretë, por bomberi argjentinas nuk e kishte thënë fjalën e fundit në këtë ndeshje.

Në minutën e 51-të, ai realizoi dhe golin e katërt personal, duke u ngjitur në kuotën e 22 golave në këtë sezon, vetëm dy më pak se Imobile që kryeson listën e golashënuesve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?