Interi i shkakton humbjen e parë Napolit, vendos super goli i Dzekos (VIDEO)
Mbrëmje spektakolare në Seria A, teksa Interi i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Napolit kryesues. Skuadra e Inzaghit ishte në një mbrëmje fantastike duke marrë një sukses minimal 1-0.
Në minutën e 26-të Dimarco humbi një shans të artë me portën e boshatisur. Të njëjtën gjë bën dhe Lukaku në fundin e pjesës së parë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
Në fillimin e pjesës së dytë, Interi kalon në avantazh me Dzekon që shfrytëzon një krosim fantastik nga Dimarco. Napoli përpiqet të reagojë dhe në fundin e ndeshjes Raspadori do të ndalej nga një pritje e jashtëzakonshme e Onana-s.
Interi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 33 pikëve, në vendin e katërt, ndërkohë që Napoli në krye me 41 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

