Interi kalon në gjysmëfinalen e Kupës, ndaj Fiorentinës debutojnë dy blerjet (VIDEO)

Interi është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Italisë. Skuadra e Contes fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës duke siguruar një biletë për në raundin tjetër ku do të sfidojë në dy ndeshje Napolin.

Antonio Candreva zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së par, duke përfituar nga një përgjumje e vjollcëve. Fiorentina reagon mjaft mirë në fillimin e fraksionit të dytë.

Në minutën e 60-të, Caceres arrin që të fitojë duelin në ajër me Lautaro Martinez dhe më pas e dërgon në rrjetën e portës së Handanovic. 7 minuta më pas, Barella lëshon një goditje të fuqishme me të djathtën në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Për zikaltrit debutuan dy blerjet e reja Eriksen dhe Vicktor Moses, por pa mundur që të lënë gjurmë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP