Interi kampione e dimrit në Seria A, Dumfries i jep fitoren ndaj Torinos (VIDEO)
Interi nuk ka ndërmend që të ndalet në Seria A, duke rrëmbyer fitoren e radhës në sfidën e fundit për vitin 2021. Skuadra e Inzaghit fitoi 1-0 ndaj Torinos në “San Siro” dhe tashmë shkëputet në krye me 46 pikë. Zikaltrit ju falën një goli të shënuar nga Denzel Dumfriesn në minutën e 30-të.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, mbrojtësi holandez ishte në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në cepin e portës së portierit Milinkovic-Savic. Torino tentoi që të reagonte në fraksionin e dytë, por nuk mundën që të konkretizonin lojën e tyre.
Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sampdorias. Shomurodov shënoi golin e avantazhit për Romën, por Gabbiadini ju përgjigj disa minuta më pas. Me të njëjtën rezultat e mbylli edhe Fiorentina në transfertën ndaj Veronës. Më herët Lazio fitoi 3-1 në transfertën ndaj Venezias, teksa Stakosha luajti nga minuta e parë. /R.Lika-Koha Jonë/