Interi konfirmon krizën në Seria A, mundet edhe nga Sassuolo (VIDEO)
Interi vijon ecurinë negative në kampionat, duke pësuar humbjen e dytë në tri javët e fundit ndaj Sassuolos. Skuadra e Dionisit mori një sukses të merituar 2-0 në “San Siro”, pasi zhvilloi një pjesë të parë thuajse perfekte.
Raspadori zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të, duke përftiuar nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër. Në minutnë e 26-të, pas një hezitimi të Perisic në krahun e majtë, Scamacca e shfrytëzon më së miri për të shënuar golin e dytë.
Interi provoi që të reagonte në fraksionin e dytë, duke krijuar disa mundësi shumë të mira me Dzekon, por portieri Consigli tregoi një formë fantastike. Në fundin e duelit, de Vrij shënoi një gol shprese, i cili do të anulohej me VAR. Interi mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, dy më pak se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

