Interi lë jashtë Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski janë jashtë skuadrës së Interit për t’u përballur me Romën. Mesfushori shqiptar është lënë jashtë nga trajneri Simone Inzaghi, pas problemeve të shfaqura në stërvitjen e së premtes. Mediat pranë klubit zikaltër flasin për një dëmtim në gju, i cili duket i lehtë momentalisht, por tek Interi nuk donin ta rrezikonin. Asllani vinte nga supergoli që i dha fitoren 0-1 Shqipërisë në Tbilisi. Lajmi i mirë për trajnerin Simone Inzaghi është rikthimi i Nicolò Barella, i cili u detyrua të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare për Italinë në Ligën e Kombeve për një problem muskulor. Interi luan të dielën në udhëtim me Romën në orën 20:45, me sfidën që vlen për javën e tetë në Serie A

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?