Interi luan tenis ndaj Brescias, skuadra e Contes dhuron spektakël (VIDEO)

Interi dhuron spektakël ndaj Brescias duke marrë fitoren më të thellë këtë sezon në shifrat tenistik 6-0 kundër Brescias. Skuadra e Conte zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur të Young pas 5 minutash lojë, ndërkohë që Sanchez do të realizonte golin e dytë.

Në minutën e 45-të D’Ambrosio shënoi golin e tretë, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë do të shënonte edhe Gagliardini. Në fundin e ndeshjes Eriksen dhe Candreva vulosën rezultatin e ndeshjes.

Kjo fitore e mban Interin në vendin e tretë me 64 pikë, 4 më pak se Lazio. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP