Interi me një ide të re në merkato, kërkon sulmuesin e Napolit
Inter është në emergjencë në repartin e avancuar, teksa Conte ka qenë i detyruar në ndeshjet e fundit që të shpikë Ivan Perisic si sulmues. Gazeta “Tuttosport” raporton se së fundmi zikaltërit kanë nisur të mendojnë për të bërë ndonjë lëvizje në merkaton e janarit.
Dy janë emrat më interesant: Gervinho dhe Giroud, ndërkohë që së fundmi u është shtuar edhe Arkadiusz Milik. Polaku është jashtë skuadrës së Napolit që nga fillimi i sezonit, teksa kontrata i përfundon verën e ardhshme.
Interi për ta marrë që në janar mund të ofrojë në shkëmbim Eriksen si dhe të kërkojë një shumë të mirë të hollash, ose Nainggolan. Napoli mund të pranojë këtë ofertë, pasi në të kundërt do ta humbasin polakun falas. /R.Lika-Koha Jone/