Interi me një strategji të re për të rrëmbyer Kumbullën nga Verona
Inter është duke menduar të gjitha opsonet për të transferuar Marash Kumbullën gjatë kësaj vere. Sipas “Tuttosport”, skuadra zikaltër mund të blejë mbrojtësin shqiptar nga Verona, por më pas mund ta lërë të lirë te klubi verdheblu për një vit.
Edhe nëse do të shitet Godin, Interi ka alternativa në mbrojtje teksa janë Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio dhe Ranocchia. Ekipi i njohur italian kërkon t’i japë mundësinë edhe për një tjetër vit që të fitojë më shumë vazhdimësi te Verona.
Fakti që në garë janë shumë skuadra, Interi po mendon një strategji për të qenë më në avantazh në negociatat me skuadrën e Juric. Shkodrani ndërkohë është i lumtur për një transferim në Milano, por ai dëshiron një fanellë titullari. /R.Lika-Koha Jone/