Interi mendon largimin e Asllanit, bëhet gati shkëmbimi me Sassuolon
Kristjan Asllani mund të largohet nga skuadra e Interit gjatë këtyre orëve. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga “Gazzette dello Sport”, që shton se në orët e fundit janë rritur shumë shanset për një shkëmbim të mundshëm me ekipin e Sassuolos, duke përfshirë lojtarin Maxime Lopez.
Pas konfirmimit të Stefano Sensit në mesfushë, skuadra e Inzaghit ende nuk ka vendosur përfundimisht për mesfushën, ku Asllani deri më tani nuk është aktivizuar për asnjë minutë.
Inter po punon për huazimin e Asllanit te Sassuolo, ndërkohë që do të kërkojë me të njëjtën formulë dhe huazimin e Lopez. Një lëvizje që në dukje mund t’i shërbejë dhe lojtarit të Kombëtares sonë për të pasur më shumë hapësira. /R.Lika-Koha Jonë/