Interi mendon rinovimin me Skriniar, ose të tentojë Demiral

PSG nuk ka ndërmend që të ngrejë ofertën prej 51 milionë eurosh dhe 7 bonus për të afruar Milan Skriniar. Arritja e akordit mes Juventusit dhe Bremer, mund të bëjë që Interi të mendojë seriozisht qëndrimin e futbollistit sllovak në skuadër.

Interi kërkoi fillimisht 70 milionë euro për lojtarin, por ekipin parisien me drejtorin e ri sportiv nuk është dhe aq dorëlëshuar. Skriniar mund të rinovojë kontratën dhe të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Një alternativë mund të jetë edhe afrimi i Demiral, nëse do të vendoset që të pranohet propozimi i skuadrës së PSG. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?