Interi merr lajme pozitive nga Bastoni, mund të jetë gati ndaj Liverpoolit
Alessandro Bastoni mund të jetë gati për duelin e Champions League ndaj Liverpool. Mbrojtësi italian ndrydhi kyçin e këmbës së djathtë dhe fillimisht u raportuar se ndaj “The Reds” nuk do të jetë.
“Gazzetta dello Sport” shkruan së fundmi se mbrojtësi ndihet mirë dhe nuk ka më dhimbje. Optimizmi është i madh që ai të jetë në fushë në duelin e Champions League, pasi është një element i pazëvendësueshëm në trinomin difensiv.
Bastoni do të mungojë në dy ndeshjet e radhës në kampionat edhe për shkak të një pezullimi për shkak të një sherri që u dënua nga Disiplina.
KOHA JONË SONDAZH

