Interi merr lajme të mira nga infermieria, Brozovic gati ndaj Juventusit
Sinjale pozitive në shtëpinë e Interit nga dëmtimet në prag të super duelit ndaj Juventusit. Me shumë mundësi skuadra zikaltër do të ketë në dispozicion edhe Brozovic.
Mesfushori kroat ka arritur të rikuperohet totalisht nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të Inzaghit. Ende mbetet pa konfirmuar gjendja e De Vrij, ku nuk ka një njoftim zyrtar nëse është rikuperuar apo jo, por në rastin më të keq, Inzaghi pritet ta zëvendësojë holandezin me D’Ambrosio.
Gosens dhe Correa janë në 100 % të formës së tyre dhe mendohet se do të jenë arma e Inzaghit nëse diçka shkon keq gjatë ndeshjes. Derbi do të jetë vendimtare për Interin nëse do të vijojë që të jetë rival i Milanit dhe Napolit për titullin, apo thuajse do të dalë jashtë garës.
KOHA JONË SONDAZH

