Interi merr vendimin për të ardhmen e Sensit, Sassuolo “fërkon” duart
Stefano Sensi pritet që në përfundim të këtij sezoni të bëhet plotësisht një lojtar i Interit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, klubi zikaltër është gati të paguajë shumën e rënë dakord me Sassuolon verën e shkuar, kur e transferoi 22-vjeçarin në formë huazimi.
Inter do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e Sensit, ndërkohë që për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, zikaltërit mund të kërkojnë të arrijnë një akord me Sassuolon në mënyrë që ta paguajnë këtë shumë të ndarë në disa këste.
Ndërkohë ndryshe nga Sensi, lojtari që pritet të largohet nga Inter në verë është mesfushori Matias Vecino