Interi merr vendimin përfundimtar për Sanchez

Alexis Sanchez pasi dështoi të tregonte aftësitë e tij tek Manchester United në verë u transferua në Serie A.

Sulmuesi kilian u huazua tek Interi dhe për shkak të një dëmtimi ka luajtur pak ndeshje. Drejtuesit zikaltër besojnë shumë te aftësitë e tij saqë në fund të sezonit do të diskutojnë me United për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.

Siç raportojnë mediat angleze edhe vetë skuadra e drejtuar nga Solskjaer dëshiron largimin e tij dhe madje kanë vendosur edhe çmimin prej 30 milionë euro. Tashmë topi kalon në dorën e drejtuesve të Interit nëse do të pranojnë këtë shifër apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?