Interi mund me lehtësi Lazion dhe i bashkohet Romës në krye
Interi ka mposhtur Lazion 2-0 në ndeshjen e fundit të së dielës për javën e njëmbëdhjetë të Serie A, duke u rikthyer në krye të renditjes së bashku me Romën. Në San Siro, skuadra e drejtuar nga Chivu gjeti golin pas vetëm pak minutash, kur Lautaro Martinez dërgoi topin në trekëndësh me një goditje të thatë, pas një presioni të suksesshëm të Bastonit në zonën kundërshtare.
Përgjigjja e Lazios nuk solli rrezik të madh për portën e Sommerit dhe në minutën e 62-të Bonny vulosi fitoren falë një asistimi elegant të Dimarcos. Në minutat e fundit, Gila goditi traversën për miqtë, pak pasi një gol i Zielinskit u anulua.
Për Interin kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe e njëmbëdhjeta në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, një ritëm që e mban skuadrën zikaltër në orbitën e kreut. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

