Interi mund Parmën dhe blindon kreun e tabelës
Interi ka shfrytëzuar në maksimum ndalesën e Napolit, duke marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit. Nën një mjegull të dendur në “Tardini”, zikaltërit treguan pjekuri dhe konkretësi, duke dalë me tri pikë të arta.
Christian Chivu, i rikthyer si kundërshtar në stadiumin ku u formua si futbollist në elitë, pa skuadrën e tij të zhbllokonte rezultatin në minutën e 42-të. Federico Dimarco realizoi një gol spektakolar me të djathtën nga një kënd pothuajse i pamundur, duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën.
Në pjesën e dytë, Interi pati mundësinë të mbyllte më herët ndeshjen, por Sucic shpërdoroi një rast të artë për dyfishimin. Megjithatë, skuadra e Chivus u tregua e kujdesshme në mbrojtje, duke mos lejuar hapësira për vendasit. Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 98-të, kur Marcus Thuram shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren.
Me këtë sukses, Interi ngjitet në kuotën e 42 pikëve, duke u shkëputur në +4 nga Napoli, i cili u ndal në barazim 2-2 nga Verona në “Maradona”.
KOHA JONË SONDAZH

