Interi mund Torinon dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi siguroi një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Torinos në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, e zhvilluar në “Poëer Stadium”, duke prerë me meritë biletën për në gjysmëfinale.

Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 34-t, kur Anji Yuan Boni gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa vetëm tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Andy Diouf dyfishoi shifrat, duke i dhënë Interit një avantazh të qetë dhe kontrollin e lojës.

Torino reagoi në minutën e 57-të, kur Sandro Kulenović shënoi golin e vetëm për miqtë, duke ngushtuar diferencën dhe duke tentuar rikthimin në lojë. Megjithatë, mbrojtja solide e Interit dhe menaxhimi i mirë i minutave të mbetura nuk i lanë hapësirë ekipit torinez për të barazuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Interi kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ndërsa Torino i jep fund rrugëtimit të saj në këtë kompeticion në fazën çerekfinale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?