Interi në sulm për të afruar falas Goretzka-n, por e kërkon dhe Milan e Juvja

Inter po monitoron me vëmendje situatën e Leon Goretzka, një mundësi e artë në merkato që mund të vijë me parametër zero dhe të ndryshojë ekuilibrat në mesfushën zikaltër.

Sipas raportimeve të Tuttosport, mesfushori 31-vjeçar i Bayern Munich përfaqëson profilin e eksperiencës që drejtuesit e Interit kërkojnë për të ruajtur strukturën konkurruese të skuadrës në nivelet më të larta.

Me një pagë të parashikuar mes 6 dhe 6.5 milionë euro në sezon, operacioni konsiderohet i përballueshëm për standardet e klubit milanez, sidomos nëse realizohet pa kosto kartoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, gara për firmën e gjermanit pritet të jetë e fortë. Në Premier League, Arsenal po ushtron presion të madh për ta bindur lojtarin të transferohet në Londër. Ndërkohë, në Serie A interesim konkret kanë shfaqur edhe Milan, Juventus dhe Napoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Interin, afrimi i Goretzkës do të ishte një investim strategjik për të shtuar fizikalitet, përvojë ndërkombëtare dhe lidership në repartin e mesfushës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?