Interi në tratativa prej muajsh me Kumbullën, por ekziston edhe një rrezik

Marash Kumbulla prej muajsh është objektiv i skuadrës së Interit. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka spikatur që në sezonin e tij të parë nën drejtimin e Juric te Verona. Ai shihet si alternativa më e mirë pas largimit të mundshme të Godin, i cili në fund të sezonit do të gjejë një tjetër skuadër.

Gjithsesi ekziston një rrezik konkret për zikaltër, prej muajsh ky operacion me Veronën ka qenë shumë impenjativ, por ende nuk është gjetur një akord total me futbollistin. Interi është gati të ofrojë 20 deri në 25 milionë euro, një shifër që në fakt u ofrua që në janar nga Napoli.

Nuk përjashtohet mundësia që në merkaton e verës Kumbulla të “flirtojë” me ndonjë skuadër të madhe, teksa opsionet nuk mungojnë. Nga Reali, te City, Juventus dhe Lazio janë të gatshme që të bëjnë lëvizjen për ta rrëmbyer. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP