Interi ngec ndaj mbrojtjes së “hekurt” të Romës

Interi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Romës që hap dhe javën e 15-të në Seria A. Në “San Siro” u zhvillua një duel i mbushur me emocione, por që nuk mundi të dhuronte gola.

 

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Contes që kishte dy mundësi të mira shënimi në startin e ndeshjes me Lukakun dhe Lautaro Martinez, por portieri Mirante ishte në një mbrëmje mjaft të mirë. Në fundin e pjesës së parë ishte Brozovic që kishte një mundësi të mirë në zonë, por goditja e tij ishte për t’u harruar.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Vecino u vendos përballë portierit, por tentativa e tij u prit mjaft mirë nga Mirante. Më tej Roma hodhi në fushë edhe Dzekon, por loja nuk do të ndryshonte shumë. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që Interi të mbetet përkohësisht në krye me 38 pikë, dy më shumë se Juventusi, që luan nesër në mbrëmje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP