Interi ngec në duelin ndaj Bolognës, 4 gola në “San Siro”
Inter nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bolognas në “San Siro”. Miqtë shënuan të parët në minutën e 15-të me anë të Castro, të ndihmuar edhe nga një devijim.
Zikaltërit rikthyen ekuilibrat 4 minuta më vonë me një zbritje të shpejtë. Portieri Skorupski bën një pritje të mirë duke kthyer topin në lojë, ndërsa nga fare pranë Dumfries nuk e pati të vështirë të realizojë.
Kampionët e Italisë shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, pas golit të Lautaros. Në pjesën e dytë, Holm i dhuroi një pikë Bolognas, me golin e tij në minutën e 64-t.