Interi nis tratativat me Chivu pasi mori refuzim nga Como për Fabregas
Refuzimi i Cesc Fabregas për të marrë drejtimin e Interit ka bërë që drejtuesit zikaltër të ndryshojnë objektivin e tyre, duke u zhvendosur nga Como në Parma.
Pikërisht në momentet kur agjenti i Christian Chivu po diskutonte rinovimin e kontratës me Parmën, kanë mbërritur sinjalet nga Interi, që tashmë e sheh ish-mbrojtësin rumun si pasardhësin e mundshëm të Simone Inzaghit.
Për këtë arsye, Chivu ka kërkuar kohë nga Parma për të reflektuar përpara se të pranonte ofertën e rinovimit që i ishte bërë pas shpëtimit mbresëlënës nga rënia në 13 ndeshjet e fundit të sezonit, kur ai mori drejtimin pas shkarkimit të Fabio Pecchia-s.
Situata është e tensionuar në shtëpinë zikaltër, me zhvillime të shpejta që e kanë befasuar pjesërisht Chivu-n, edhe pse ai ndodhej në listën e alternativave së bashku me Patrick Vieira-n. Ky i fundit, megjithatë, duket se do të qëndrojë te Genoa, pasi i është premtuar rinovimi me rritje page.
KOHA JONË SONDAZH

